BOOM - 24 maj 2019 - Sëmundja e detyron nënën të japë për birësim vajzën adoleshente

  • 5 years ago
#rtvora

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora në rubrikën "Shqipëria pa filtra" këtë të premte solli historinë e Dhurata Kokës, një zonjë 50-vjeçare që jeton në Durrës.

Jeta e Dhuratës vijonte normalisht deri para 7 viteve kur filloi të kishte dhimbje të vazhdueshme koke, të cilat sa vinin dhe shtoheshin.

Nga viti në vit, gjendja e Dhuratës vjen duke u përkeqësuar, ndërkohë ajo ende nuk e di diagnozën e cila po i vështirëson jetën.

Aktualisht 50-vjeçarja qëndron vetëm shtrirë dhe e ka të pamundur për të bërë një jetë normale.

Dhurata Koka: Kam 7 muaj që nuk ngrihem fare nga dysheku, më dhemb gjithë trupi. Nuk ka kush të më bëjë shërbim dhe ujin që e pi e vjell. Bashkëshorti tani po bën koronaren. Jetoj vetëm. Nuk mund të rri në këmbë fare, sidmos pas këtyre ilaçeve që kam pirë. Nuk mban dot trupi kokën dhe koka trupin. Jam mbyll në shtëpi prej 7 muajsh. Më shërbente pak im shoq sa kishte mundësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-semundja-e-detyron-nenen-te-jape-biresim-vajzen-adoleshente

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended