Jo puthje, jo përqafime! Koronavirusi “ndryshon” botën
  • 4 years ago
Jo shtrëngime duarsh, jo puthje, jo qepalla dhe për më shumë, jo përqafime!


Në kohën e koronavirusit, zakonet e lidhura me përshëndetjen po ndryshojnë në të gjithë botën. Një përshëndetje e mohuar për Angela Merkel, nga ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, gjatë një eventi publik në Berlin, në kohë të tjera do të ishte konsideruar një mungesë e rëndë kortezie, dhe fyerje. Por sot, jo. Në vendin ku rastet e infektimit janë tashmë rreth 150, të gjithë mendojnë se refuzimi ishte me vend. Madje edhe vetë kancelarja.

Por, edhe në vende të tjera të botës, zakonet po ndryshojnë.

Në indi, në vend të shtrëngimit të dorës, thuhet vetëm një namaste-tradicionale. Në kinë, pankarta të shumta i kërkojnë njerëzve të mos shtrëngojnë duart me njëri tjetrin por të bashkojnë duart në shenjë përshëndetjeje. Dhe këtë ta bëjnë në distancë dy metra. Në Francë, gazetat janë plot me këshilla se si të zëvendësohet shtrëngimi i duarve, që është zakon i francezëve, shoqëruar edhe me një puthje në faqe. Por ekspertët insistojnë se shtrëngimet e duarve janë një zhvillim i vonshëm në historinë e njerëzimit.

Ata sugjerojnë një shikim të thjeshtë në sy. Në Australi, ministri i Shëndetësisë i ka thënë njerëzve të mos shtrëngojnë duart. Më mirë një rrahje në sup. Në Brazil ndërkohë, autoritetet i kanë rekomanduar popullatës: jo puthje në faqe dhe as në buzë. Një muaj para pashkëve, në Spanjë mund të marrë fund tradita e puthjes së virgjëreshës Mari. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se kjo nuk duhet bërë. Ndërsa në Rumani, ku po afron festivali Martisor, që feston pranverën, e ku burrat i dhurojnë lule dhe puthje grave, qeveria ka kërkuar që gjithçka të kalojë me lule, pa asnjë puthje.

Në Poloni, një nga vendet më katolike të Evropës, këshillohen komunionet shpirtërore, pa kontakte fizike ndërsa në Iran, një video përshkruan se si njerëzit kanë zgjedhur të përshëndeten. Në të, shihen tre miq, që takohen, me duart në xhepa dhe me maska, dhe përshëndeten përmes një gjuajtje me këmbë. Edhe në Emiratet e Bashkuara arabe, qeveritë kanë këshilluar ti jepet fund përshëndetjes hundë më hundë, dhe thjesht të bëjnë gjeste?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Puthje#koronavirus#TopChannel
Recommended