Ora News - Zhdukja e gazetarit saudit, Çavușoğlű: Provat do i ndajmë me botën, jo me SHBA

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevl?t Çavu?o?l? thotë se asnjë autoritet turk nuk i ka dorëzuar SHBA regjistrime audio apo video që kanë të bëjnë me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Në një konferencë me gazetarët gjatë vizitës në Tiranë, Çavu?o?l? tha se Turqia po vijon hetimet dhe të gjitha rezultatet do të ndahen me të gjithë botën dhe jo vetëm me një shtet, qoftë dhe SHBA.

"Nuk bëhet fjalë që ndonjë autoritet turk të ketë dorëzuar rregistrim të zërit. Ka një hetim. Presim rezultatet e saj dhe në kuadër të këtij hetimi ka një farë vonese. Në Konsullatë janë bërë hetime të nevojshme po bëhen dhe hetime laboratorike."

Të gjitha do i ndajmë me gjithë botën. Nuk bëhet fjalë që një informacion do e ndajmë me këtë apo atë vend do ta ndajmë me të gjithë botën. Ka një person që ka humbur pasi ka hyrë në konsullatën e Arabisë Saudite. Pasi ta qartësojmë do i ndajmë me opinionin botëror se e gjithë bota është e shqetësuar se çfarë i ka ndodhur këtij gazetari.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zhdukja-e-gazetarit-saudit-cavusoglu-provat-do-i-ndajme-me-boten-skemi-dorezuar-gj-tek-shba

Recommended