"Kur u kthye nuk ishte me i njejti, me duket sikur e vrava une babain"

  • 4 years ago
Emisoni ?Histori ime?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të 59 vjeçares, e cila nuk ka dashur të identifikohet. Në studio, ajo ka preferuar të thirrret me emrin Maria. Familja e saj ka qenë një familje e persekutuar dhe si pasojë, ajo nuk ka mundur dot të vazhdojë shkollën.

Kjo ka qenë një dhimbje e madhe për të, një brengë që Maria nuk e ka harruar dot dhe që e bën të përlotet edhe në studio. Veprimi i saj pasi kuptoi se nuk e kishte fituar shkollën, do i sillte pasoja të mëdha. Babai i saj arrestohet, por gjendja e tij pasi lirohet nuk ishte më e njëjta.

Recommended