3 vite pa babain, artisti: Kur kaloj nga ajo rruge, me duket sikur ka nje pjese te frymes se tij

  • 4 years ago
I ftuar në programin ?Historia ime?, në Tv Klan ishte artisti i njohur Bojken Lako. Ai padyshim ka bërë revolucion në muzikën moderne shqiptare. Bojken është ndër të parët artistë që themeluan grupet e para të muzikës moderne, pas viteve 90 dhe njihet si një ndër themeluesit e parë të muzikës alternative në Shqipëri dhe një nga pionerët e radios moderne shqiptare. Në studio Bojken rrëfen se prindërit e tij kanë ndikuar mjaft në artistin që ai është sot sepse e kanë orientuar drejt asaj që është me e mirë dhe mbi normalen.
Në lidhje me babain e tij, aktorin e njohur Bujar Lako, i cili është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare, Bojken shprehet se akoma nuk po arrin të mësohet me faktin se ai nuk është. Sa për filmat ku babai i tij ka luajtur, Bojken tregon se ai asnjëherë nuk i shikonte.

Recommended