Ora News - Tiranë/ Kërcënon me armë qiradhënësen e lokalit, pranga 43 vjeçarit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Një shtetas 43 vjeçar hyri me armë në një lokal, duke kërcënuar me pistoletë qiradhënësen e lokalit, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën ?Spiro Çipi?, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ishte i dënuar më parë për veprat penale ?Mashtrimi? dhe ?Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike?.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kanosi dhe kërcënoi për vrasje shtetasen P. R., qiradhënëse e lokalit ku u kap shtetasi i lartpërmendur.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, e cila është dërguar në laboratorin kriminalistik, për ekzaminime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tirane-kercenon-me-arme-qiradhenesen-e-lokalit-pranga-43-vjecarit

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended