RTV Ora – Shikoni si vidhen celularët në një dyqan në Tiranë, pranga 36-vjeçarit
  • 5 years ago
#rtvora
Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e vjedhjes në një dyqan celularesh në kryeqytet. Në pranga është vënë personi, i cili ka vjedhur dy celularë me vlerë 70 mijë lekë.

Bluë e komisariatit 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të marra për vendndodhjen e autorit kanë bërë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit me iniciale A.A.

"Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën ?Sulejman Delvina? ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja. Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera", sqaron policia.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë e mundur edhe kapja e personit në kërkim E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për ?Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?. Shtetasi E.G. ishte shpallur përson në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprën penale "Dhuna ne familje", pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shikoni-si-vidhen-celularet-ne-nje-dyqan-ne-tirane-pranga-36-vjecarit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended