PS shtyu anti-shpifjen, Balla: Presim të flasë 'Venecia'! Hajdari kundër, Meta: Reflektim pozitiv!
  • 4 years ago
TIRANE-Shumica socialiste në Kuvend ka vendosur që të shtyjë vendimin për votimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për paketën anti-shpifje. Pavarësisht se komisionet parlamentare e rrëzuan dekretin, socialistët vendosën që vulën të mos ia vendosin pa folur më parë Komisioni i Venecias. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kërkoi sot shtyrjen e shqyrtimit të dekretit të presidentit për paketën anti-shpifje (për mediat audiovizive, jo për AKEP-in) deri në publikimin e raportit të Komisionit të Venecias.
Recommended