Rudina Hajdari te Këshilli i Integrimit: Korrupsioni është rritur! Gjonaj: Presim SPAK-un

  • 4 years ago
Ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së do të çmontojë kulturën e pandëshkueshmërisë". Kështu deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. "Viti 2020 do të jetë vendimtar për reformën në drejtësi në rezultatet që presim nga SPAK-u. Strategjia antikorrupsion ka pasur përmirësim sa i përket masave duke dhënë indikatorë dhe rezultate konkrete të matshme" tha më tej ministrja.

Por kryetarja e Këshillit të Integrimit, Rudina Hajdari u shpreh korrupsioni është rritur. "Korrupsioni është rritur dhe ka ndikim shumë të madh ne politike". Ndërkohë që kryetari i grupit të PS-së, Balla iu përgjigj duke i thënë se "Objektivi i Këshillit Kombëtar të Integrimit është adresimi cështjeve që lidhen me detyrat e shtëpisë.

Nuk e kam për zakon asnjëherë me kryetaren e Këshillit Kombëtar të replikoj, por sa i përket përcaktimit për korrupsionin të dhënat mund të gjenden lehtë do të thosha që krahasimi në aspektin analitik dhe profesional duhet bërë mes qeverive.

Korrupsionin askush nuk e lufton më mirë se gjyqësori. Nuk e fsheh dallimin që ka opozita parlamentare dhe jo parlamentare. Kur vjen puna për të çuar para luftën kundër kriminalitetit opozita parlamentare na ka mbështetur" tha ai.

Recommended