Vlonjatët për mitingun e Berishës në Vlorë - (14 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Sali Berisha në Vlorë. Ky është lajmi që ka pushtuar ditët e fundit faqet e shtypit. A do të mundet kryetari i PD të shkoj dhe të organizoj një miting në qytetin që e rrëzoj atë nga pushteti tre vjet më parë. Sekretari organizativ i PD Ilir Bano i sapo kthyer nga Vlora deklaron se mitingu në Vlorë do të realizohet dhe se nuk parashikon incidente.

Sekretari Bano pretendonte sot në gazetën Rilindja Demokratike, se kishte testuar opinionin në qytetin rebel dhe se anëtarët dhe simpatizantët e PD, kanë nisur përgatitjet për të pritur Berishën. Pavarësisht nga deklaratat e selisë blu ç?mendojnë vetë vlonjatët për vajtjen e Berishës atje?

Vox Pop qytetarët vlonjatë .... Nuk duhet të vij se i vetmi njeri që dogji shqipërinë është Berisha, nuk besoj se do vi. Nuk e meriton të vij në Vlorë se gjithë nënat e djemve të Vlorës janë veshur me të zeza. Berisha nëse e meriton do vij në Vlorë nëse nuk e meriton nuk ka pse të vijë në Vlorë./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended