Incident ne mitingun e Berishes, 47-vjecari kercenon me granate ne dore (25 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Incident i rëndë në mitingun e liderit Sali Berisha në Fier. Sapo ka nisur mitingu ai është ndërprerë për disa sekonda ndërsa një njeri me granatë në dorë ka tentuar t'i afrohet tribunës. Ai është kapur në fillim nga truprojat e Berishës dhe më pas është ndaluar nga forcat e policisë. Sipas Partisë Demokratike, ai është angjent i SHIK ndërsa informacioni zyrtar i policisë konfirmon të kundërtën. Sipas informacionit të policisë, shtetasi Enver Kabaj 47 vjeç është anëtar i Partisë Demokratike dhe kryetar i partisë në këtë fshat.
Pas kësaj ngjarje mitingu ka vijuar normalisht, por kryetari i Partisë Demokratike Berisha, ka folur me tone tepër të ashpra. Në përfundim Berisha u ka bërë thirrje policëve të mos zbatojnë urdhërat e shefave të tyre. Shumë shpejt ne do të vijmë në pushtet shtoi Berisha dhe do ju vlerësojmë duke ju dhënë vendin që ju takon.
Më pas Berisha mbërriti në Lushnje duke zhvilluar një tjetër miting. Ju bëj thirrje të bashkojmë ndershmërinë tonë tha Berisha për të shpëtuar nga regjimi i kusarëve. Kusarëve tha Berisha u kanë mbetur dhe pak ditë, pastaj vrimë miu nuk do të gjejnë ku të futen./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/