Arrestohet vrasësi psikopat - (19 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një vrasës psikopat arrestohet nga policia e kryeqytetit. Një aksion blic i grupit të gatshëm të komisariatit 1 i ka dhënë fund arratisjes së një super killeri, të shumë kërkuar me të meta mendore. Të drejtuar nga shefi i policisë së rendit, Vladimir Nano, uniformat blu të komisariatit 1, arrestuan 38-vjeçarin nga Gjinari i Elbasanit Anastas Shari.

Shari ka qenë në kërkim nga policia e Elbasanit, pasi ai ka qenë i dënuar nga gjykata e këtij rrethi në kërkim të detyruar të spitalit psikiatrik Elbasan. Para pak kohësh 38-vjeçari me të meta të thella mendore, kishte vrarë dy shtetas. Që prej asaj kohe ku Sharri vrau dy vetë në rrethana ende të pashpjegueshme ai u shpall në kërkim si njeri tepër i rrezikshëm. Ankthi i policisë së Elbasanit dhe familjarëve ka përfunduar mbrëm kur policët e Tiranës e kanë zbuluar atë i fshehur në Tiranë dhe e kanë prangosur.

Më pas forcat e shumta të policisë të kolonel Kosenit, e kanë shoqëruar në Elbasan superkillerin, i cili me një procesverbal të rregullt ju dorëzua spitalit psikiatrik Elbasan. Tashmë vrasësi i sëmur nga fshati Gjinar ndodhet në dhomat e izolimit të spitalit për të vuajtur dënimin por edhe për tu kuruar./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended