Arrestohet vrasesi ne Shkoder

  • 6 years ago
Alfred Pllumbaj, personi që vrau fqinjin e tij në derën e shtëpisë të hënën në mbrëmje është arrestuar nga policia.

33-vjeçari u kap në lagjen ?Mark Lula? të Shkodrës nga policia që për 24 orë mbajti të rrethuar zonën ku ndodhi krimi.

Krimi ndodhi tek vendi i quajtur ?Ura e Thive?. Autori mundi të largohet e të fshihet pa u parë nga askush. 30-vjeçari para se ta qëllonte Prendush Fushën në zemër me thikë debatoi me të.

Konflikti mes tyre e pati zanafillën ditën e diel. Atëherë kur viktima denoncoi në polici se i kishin vjedhur shtëpinë.

Prendush Fushës, 55 vjeçarit i është vjedhur shtëpia. Ai ka bërë denoncimin në polici dhe pas kësaj policia ka shoqëruar disa persona mes tyre edhe autorin. Si duket grindja ka çuar deri në acarimin e situatës sa 55-vjeçari është goditur me thikë dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë?.

Të dy banesat janë të mbyllura. Në njërën, atë të viktimës, familjarët po organizojnë ceremoninë mortore, por porta nuk mbahet hapur.

Ashtu edhe në shtëpinë e autorit, dyert janë të mbyllura.

Familjarët e 30-vjeçarit janë larguar nga lagjja, dhe askush nuk ka informacion për ta. Policia e Shkodrës ka frikën e ndonjë hakmarrje të mundshme, ndaj po i mban në vëzhgim.

Recommended