Prej vitesh nga zyra në zyrë, "BOOM" ndihmon qytetarin të marrë lejen e legalizimit
  • 5 years ago
#rtvora

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora i mundësoi qytetari Ramiz Grami në Ndroq të tërhiqte lejen e legalizimit që i kishte mbetur pezull në institucione që prej 2016.

Ai tregon kalvarin që ka kaluar nga zyra në zyrë, duke qenë edhe invalid.
Ramiz Grami: Me kursimet në Itali bëra një ndërtesë. Doli ligji për legalizimin, bëra vetëdeklarimin, erdhën dhe bënë matjet. Në 2006 doli emri në gazetë. Më thanë që është te ALUIZNI te Stacioni i Trenit, nga aty më thanë e ke te Shqiponja. Aty më tha është gati të shkosh te Stacioni i Trenit. I thashë mos ma vononi se kam probleme me shtyllën kurrizore, jam invalid. Duhet vetëm firma e drejtorit më thanë. Prej atëherë kanë kaluar shumë vite. Dy muaj më parë më morën në telefon dhe më thonë do vini të tërhiqni lejen e legalizimit. Mezi më lanë që u futa brenda dhe pastaj më thonë jo nuk është emri juaj, kush ju ka thirrur. Më thanë do shkosh te Shqiponja prapë. Nga aty më thanë të shkosh te Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNIT.

"BOOM" ju drejtua Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, e cila pretendon se dokumenti nuk është tërhequr për faj të qytetarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prej-vitesh-nga-zyra-ne-zyre-boom-ndihmon-qytetarin-te-marre-lejen-e-legalizimit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended