Qytetari i kërkon vërtetim për lejen e legalizimit, Lame: Tani të marr Edi Ramën në telefon?

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjatë procesit të thënies së lejeve të legalizimeve, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame u përball me një qytetar i cili kishte 3 vite që kishte bërë regjistrimin, por akoma nuk kishte marrë lejen e legalizimit.

Lame iu përgjigj se atë e kap ligji i vjetër dhe pritet miratimi i VKM-së, ndërsa qytetari kërkoi një vërtetim për këtë gjë, çka bëri që Lame t?i përgjigjet me batutë që i vetmi konfirmim është që të marrë në telefon kryeministrin Rama nëse është firmosur.

Banori: Përshëndetje, jam banor i lagjes. Çështjen e legalizimit doja ta shtroj. Kam 3 vite që kamë bërë regjistrimin. Shkoj dhe më përcjellin. Shtëpinë e kam përballë ambasadës. Mendoj se trualli është i shtetit dhe duhet ta paguaj.

Lame: Është çështje VKM-je. Kam përshtypjen se për ata që nuk kanë qenë në tokën e tyre duhet një vendim qeverie, duke u mbledhur 500 apo 1000 emra se s?mund t?i çohet kryeministrit vetëm një emër. Kjo procedurë ishte formale dhe me ligjin e ri e kemi hequr. Ty të ka kapur ligji i vjetër me VKM dhe kanë mbetur 2 të fundit. Je te të fundit dhe duhet të presësh 1 muaj ose 2 muaj.

Banori: Këtë që thua ti duhet një konfirmim që ta vërtetoj.

Lame: Konfirmimi i vetëm është që të marr Edi Ramën në telefon dhe t?i them o Edo a të ka ardhur aty.

Banori: Jo se ai nuk merret me këto punë.

Lame: Unë dua një nga vajzat e drejtorisë që ta mbajë shënim emrin për ta verifikuar te listat, se ajo listë po shkon drejt shuarjes.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/qytetari-i-kerkon-vertetim-per-lejen-e-legalizimit-lame-tani-te-marr-edi-ramen-ne-telefon/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended