Refuzimi i Gent Cakajt, konstitucionalisti Çlirim Gjata për Report Tv: Vendim kushtetues dhe ligjor

  • 5 years ago
Konstitucionalisti Çlirim Gjata është shprehur për Report Tv se refuzimi i emërimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga ana e presidentit Ilir Meta dëshmon se nuk është rast që mund të cilësohet si lojë politike, pasi është ndërmarrë me të drejtë kushtetuese e ligjore.

Gjata cilësoi se presidenti Meta ka shkuar shumë më tej me këtë vendim, pasi kësaj radhe vendimi i tij karshi Cakajt është bërë publik.

"Ai person mund të jetë i ndershëm por ama duhet ndjekur rruga shtetërore dhe këtë gjë bëri edhe presidenti Ilir Meta. Më në fund po shohim një president që po sillet me autoritet", u shpreh më tej ai.

Konstitucionalisti përmendi edhe kriterin kryesor për të cilën hodhi poshtë propozimin e kryeministrit Rama, certifikatën e sigurisë, që Cakaj e mori tre ditë pas firmosjes së propozimit për detyrën e re.

"Figurat shtetërore gëzojnë atë që quhet certifikatë sigurie sepse shtetet kanë marrëdhëniet e veta midis radhëve të tyre, në kuptimin që mund të marrin vesh ose kanë të drejtë të dinë sekrete të ndryshme, por ama të mos dalë jashtë zyrave. Nuk bëhet fjalë për një certifikatë civile", komentoi Çlirim Gjata.

Gjata renditi si argument edhe qëndrimin e Cakajt përkundrejt kufirit territorial Kosovë-Serbi.

Recommended