Arsim Sinani: Ali Ahmeti të dorëhiqet, defaktorizon shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

  • 5 years ago
#rtvora

Analisti Arsim Sinani nëpërmjet studios së RTV Ora ku ishte i ftuar, i bëri thirrje kreut të BDI, Ali Ahmeti që të japë dorëheqjen përpara zgjedhjeve të ardhshme për ti hapur rrugë një gjenerate të re në qeverisjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sinani shtoi se për aq kohë sa Ali Ahmeti ka pushtet, nuk do të ketë zyrtarizim të gjuhës shqipe dhe shqiptarët e Maqedonisë vetëm do të defaktorizohen.

Beti Njuma: Përse partitë politike shqiptare nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët të paktën për të ndihmuar në zyrtarizimin e shqipes si gjuhë e dytë në Maqedoninë e Veriut edhe përdorimin gjerësisht të saj në institucionet shtetërore?

Arsim Sinani: ?Ka një aktor dhe faktor që është përgjigjes për këtë dhe unë e ftoj sonte Ali Ahmetin që të dorëhiqet para zgjedhjeve të ardhshme, për shkak se ai është 18 vite në pushtet dhe në 18 vite nga idealet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përfundoi në elitën maqedonase dhe u bë shërbëtori i tyre.

Dhe në këtë kontekst çështja e gjuhës shqipe duhet të shikohet. Ahmeti shumë mirë u merrte vesh dje me Gruevskin dhe sot me Zaev për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e tij personale dhe klanit të Zajazit, të cilët keqpërdorën dashamirësinë, atdhedashurinë dhe procesin për të qenë shqiptarët të barabartë në Maqedoni. Por kur flasim për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë ne edhe në aspektin vertikal dhe horizontal të sistemit maqedonasit duan shqiptarë që rrinë në shtëpi dhe nuk janë pjesë e sistemit dhe këtë ua mundësoi kjo garniturë politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arsim-sinani-ali-ahmeti-te-dorehiqet-defaktorizon-shqiptaret-e-maqedonise-se-veriut

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended