Report TV - Arsim Sinani: Koalicioni i BDI-së me Gruevskin, nxjerr në pension Ali Ahmetin

  • 7 years ago
"Koalicioni i Ali Ahmetit me VMRO-DPMNE do sjellë fundin politik të BDI-së".

Kështu shprehet analisti Arsim Sinani gjatë një lidhje me Skype për Report Tv nga Maqedonia, i cili pozicionet kundër marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit.

Sipas tij, nëse Ali Ahmeti bëhet pjesë e qeverisë, BDI do pësojë disfatë në zgjedhjet vendore të majit të këtij viti.

"Fundi politik i Nikolla Gruevskit ka ardhur. Të shohim nëse edhe Ali Ahmeti do të shkojë në këtë drejtim. Nëse ai futet në koalicion me Nikolla Gruevskin, në zgjedhjet e majit, BDI e Ali Ahmetit do humbë thellë përballë Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes për Reforma në PDSH. Nuk ka dyshime. Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski do bashkë qeverisin. Nuk ka asnjë ndryshim nga vitet e kaluara edhe sonte do të shihni që këta do të bëjnë koalicion", u shpreh Sinani.

Sipas tij, Ali Ahmeti po keqpërdor edhe platformën e Tiranës mes partive shqiptare, duke negociuar i vetëm me Gruevskin, megjithëse nuk është partia fituese në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Recommended