Report TV - Kthimi i emigrantëve dhe ardhja e turistëve, fluks në portin e Durrësit

  • 5 years ago
DURRES-Nis fluksi i turistëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë dhe emigrantëve që kthehen për pushimet e verës në vendlindje.

Ditën e sotme pritet që në Durrës të zbarkojnë nga Italia 4695 udhëtarë dhe 1200 mjete me 3 tragete. Paraditen e sotme është ankoruar trageti i parë 'Rigel II' me 1845 udhëtarë dhe 385 mjete nga Bari.

Në 10:30 ankorohet trageti Azurra me 2150 udhëtarë dhe 420 makina. Pasdite pritet të vijë trageti Michella që është nisur nga porti i Ankonës me 700 pasagjerë dhe 400 automjete.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se 70% e udhëtarëve janë të huaj nga vende të ndryshme të botës dhe 30% janë shqiptarë, që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet.

Në port janë në gatishmëri 18 sportele për të shmangur radhët e gjata. Fluksi pritet që të rritet akoma më shumë në fillim të muajit gusht.

Recommended