Fluks i larte udhetaresh ne portin e Durresit

  • 6 years ago
Mbi 10 mijë persona u larguan nga porti i Durrësit drejt porteve të Italisë këtë të shtunë. Fluksi i udhëtarëve u shoqërua edhe me shtimin e sporteleve të shërbimit, por pa mundur të shmangë vonesat.

Numri i lartë i pasagjerëve që tejkaloi çdo parashikim të autoriteteve portuale dhe policore, shkaktoi radhë të gjata dhe pritje disa orëshe. Kjo situatë solli pakënaqësi tek pasagjerët.

"Familja atje po rri në diell".

"Nuk bëhët fjalë të futesh e jo më të nisesh. Ne akoma jemi duke prerë biletat".

Vonesat në nisje nuk mbeten i vetmi problem për ata që zgjedhin të udhëtojnë nga porti i Durrësit drejt porteve te Italisë. Çmimet e larta të biletave, mungesa e kushteve në tragete dhe abuzime të tjera mbeten problem, kryesisht në kohë fluksi.

"Biletat këtu variojnë tek 100 Euro".

"Në mes Gushtit, pa kabinë dhe 100 Euro".

"Nuk i keni parë se si flejnë të gjithë në tokë? Ku ka kushte trageti. Tragetet që vijnë në Shqipëri nuk ka asnjë kusht. Tragetet me të këqinj ne i kemi".

"A vihet më këtu me pushime? Të vij më këtu? Ta di që vdes rrugës më mirë".

Fluksi i udhëtimeve të transportit detar pritet të vijojë deri në fund fillim të Shtatorit, kur emigrantët kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

Recommended