Prezantohet projekt-ideja e Kampusit te ri Universitar te Arteve
- 5 years ago
Universiteti i Arteve do të kthehet në një hapësirë të denjë akademike, por edhe në një pol kulturor të rëndësishëm, për të nxitur kreativitetin dhe zhvillimin e kulturës. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Kulturës kanë prezantuar projekt-idenë për Kampusin e ri Universitar të Universitetit të Arteve. Për kryebashkiakun Veliaj, ky është një tjetër premtim i mbajtur për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin.
?Mund të ketë njerëz që thonë, ore këta me çfarë merren në pikë të vapës, zgjedhjet kanë mbaruar, a nuk duhet të mbaronte edhe gjithë kjo gjë politike? Por, besoj që është dëshmi e qartë që nuk është punë fushate, nuk është punë yryçi i atyre 30 ditëve ku duhet impresionuar mileti me projekte dhe makete. Bëhet fjalë për një pasion që e ndajmë të gjithë bashkë, që quhet qyteti i Tiranë.?
Veliaj shprehu besimin te projekti edhe pse do të ketë zëra që do ta kundërshtojnë.
?Jam i bindur që si stadiumi, që nuk kaloi pa një sherr, pa debat, pa diskutim, pa ndezur disa gjakra, pa kaluar të gjithë sitën e lëvizjeve ?mos e prek?, doli një produkt më i mirë, jam i bindur që mbas debateve edhe ky i sotmi nisi si ide, por do të përfundojë si produkt fantastik.?
Ngritja e kampusit të ri do të ofrojë ambiente të reja studimi, laboratorë krijues, Opera Studio, si dhe salla të reja shfaqesh.
Tv Klan