Prezantohet drejtori i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Erzen Shkololli do të jetë drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Në Shqipëri emri i tij është i njohur nga bienalja botërore Dokumenta 14, që këtë vit u zhvillua në Kasel të Gjermanisë dhe në Athinë. Si këshilltar i bienales, shqiptari nga Kosova, prezantoi më së miri artin modern ne një eveniment ndërkombëtare.



Shkololli zëvendëson prej kësaj të marte Artan Shabanin që për katër vite drejtoi këtë institucion.



Shkololli e merr këtë detyrë pas drejtimit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Kosovë. Nën drejtimin e tij skena artistike e Kosovës, e izoluar për disa vite, depërtoi përtej kufijve ndërsa kritikët e vlerësojnë edhe për transformimin e plotë të Galerisë ne Prishtine.

Recommended