Rama: 30 Qershori, dite patriotike

  • 5 years ago
Dy të plagosurit gjatë protestës të së dielës, Edi Rama thotë se nuk janë dhunuar nga policia por nga vetë mbështetësit e opozitës.

"Ata baba e bir janë dhunuar nga protestuesit, jo nga policia".

Gjatë takimeve elektorale në Laç dhe Mirditë, kryesocialisti thotë se 30 Qershori përveçse njeë datë e rëndësishme për t'i dhënë politikës së shantazheve fund njëherë e mirë, është një ditë patriotike për t'i treguar atyre që nuk e duan Shqipërinë se tezat e tyre për shqiptarët janë të pavërteta.

Gjithsesi për ata që thotë se do të guxojnë të tentojnë të prishin zgjedhjet, në veçanti në qytetin e Laçit, bën apelin e tij.

"Çunat e Laçit nuk besoj se do duan mos shkojnë në Itali. Ndërsa për Amerikën pyesni plakun se aty të ndalojnë gjithë familjen".

Rama foli dhe çfarë do të ndodhë me Partine Demokratike një dite pas zgjedhjeve.

"Ata do të treten, po ska gjë se filiza të rinj do çelin".

Në Bashkinë e Laçit kandidon për PS Majlinda Cara, ndërsa në Mirditë kërkon një mandat të dytë Ndrec Deda.

Recommended