Opozita serbe proteston serish kunder Vucic

  • 5 years ago
Protestat e Beogradit kundër Presidentit Aleksander Vuçiç do të kthehen në fushatë aktive për ta sqaruar politikën që e quajnë të gabuar. Këtu në sheshin Terazije, kishin dalë në fillim të luftës kundër Presidentit, Sllobodan Millosheviç.

Aktori Branisllav Lleçiç, që sërish dekada më vonë udhëheq fjalimet ne protesta, thotë se është koha që Serbia të ngrihet dhe ta përfundojë punën e nisur dikur. Ai ka bërë thirrje për tolerancë dhe jo dhunë me shqiptarët. 

?Na thua se do ta paguajmë faktin që nuk pranuam idenë tënde për Kosovën dhe se do të ketë pasoja. Çfarë ideje ke patur ti dhe për çfarë pasojash po flet Aleksander Vuçiç? Ne jemi qytetarë që duam t?i marrim gjërat në duart tona dhe të japim kontribut. Na thuaj të vërtetën si qëndron puna??

Protestuesit janë nisur në rrugëtimin e zakonshëm për të shprehur pakënaqësinë e tyre, por kësaj radhe ata nuk do të largohen dhe nuk do të jenë në rrugë vetëm një herë në javë. 

Protestuesit arritën më vonë para presidencës dhe nën akuza për totalitarizëm u nisën drejt oborrit ku janë zyrat e Presidentit duke premtuar që do t?ia arrijnë. Presidenca ka gjetur zgjidhje që të mos afrohen shumë pranë ndërtesës duke ujitur barin tërë ditën. Aty kishin vendosur tenda dhe në plan e kanë që çdo natë të organizojnë ngjarje politike dhe debate me politikanët e opozitës. ?Zona e lirë? e opozitës është nisur si ide, siç thonë, për çlirimin e Serbisë.

Tv Klan