Opozita serbe ne bllok kunder Vuçiç

  • 6 years ago
Opozita serbe është e bashkuar, por e vockël. Lidhja për Serbinë ka bashkuar të djathtët me të majtët kundër koalicionit të presidentit, Alleksandar Vuçiç. Disa janë për zgjidhjen e problemit të Kosovës me shqiptarët, e të tjerë thonë se duhet frikësuar nga Shqipëria e madhe. U duhet forcë, por nuk kanë fuqi. Ish-negociatori për Kosovën, Borko Stefanovic, thotë se në një Serbi totalitare nuk ka hapësirë për referendum. Shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje.

Borko Stefanoviç, e majta serbe: Ne jemi kundër konfliktit të ngrirë. Të gjithë në Lidhjen për Serbinë jemi për vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën. Mendojmë se vetëm përmes bisedimeve mund të arrihet zgjidhja. Pa bashkësinë ndërkombëtare nuk ka zgjidhje. Nuk mund ta pranojmë pavarësinë dhe ulësen në OKB. Kjo është pyetje për Këshillin e sigurimit, rusët dhe kinezët dhe e kemi të qartë pse qeverisja jonë do ta zgjidhë shpejt.

Stefanovic thotë se edhe nëse Serbia pajtohet nuk është I sigurt se Kosova do të bëhet pjesë OKB-së pasi duhet bindur Rusinë dhe Kinën. Zgjidhja e përkufizimit duket fazë e re konfliktesh për opozitën.

Borko Stefanoviç, e majta serbe: Problemi i Kosovës shihet në këndvështrime të ndryshme në Prishtinë e Beograd. Ne nuk mund t?ia ndryshojmë njëri-tjetrit këto qëndrime. Mendojmë se duhet të zhvillojmë bashkëjetesën pasi për statusin nuk mund të biem dakord.

Presidenti, Alleksandar Vuçiç, nuk e llogaritë shumë bllokun politik kundër tij pasi mbështetja e tij në Serbi ka qenë gati absolute.