RTV Ora - Crawford tregon dy sektorët e monopolizuara në ekonominë shqiptare

  • 5 years ago
#rtvora
Anëtari i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Mark Crawford është shfaqur kritik ndaj veprimit të opozitës për djegien e mandateve dhe djaljen e saj në rrugë.

Në studion e emisionit ?Ekopolitikë?, Crawford deklaroi se aktorët politikë nuk duhet të presin që t?u japin zgjidhje amerikanët apo europianët, ndërsa zbuloi se ndërkombëtarët nuk vijnë vetë në kohë krizash politike, po ata i ftojnë aktorët politikë vendas.

Pjesë nga biseda:

Crawford: Shqipëria gjithmon ka shkuar përpara, por me vështirësi. Unë mbaj mend kur kam qenë këtu në '93, '97, 2001 kemi ecur para, por ndonjëherë ne zgjedhim rrugët më të vështira për të shkuar përpara, por ka rrugë edhe më të lehta.

Kadia: Konkretisht për çfarë bëhet fjalë. Pra nëse ne zgjedhim rrugën më të vështirë për çfarë e keni fjalën.

Crawford: Unë tani nuk kuptoj pse... Grindjet në politikë ndodhin, do të ndodhin pas 10 vitesh, por është diçka që duhet bërë brenda parlamentit. Kur unë kam qenë këtu qoftë në kohën e socialistëve, qoftë në kohën e demokratëve, të gjithë shkojnë në rrugë, shkojnë të zgjidhin problemet në rrugë duke pritur për amerikanët, apo për evropianët që të vijnë dhe të zgjidhin problemet e tyre.

Kadia: Por ata kanë ardhur dhe në një këndvështim nuk kanë faj dhe aktorët lokalë që e bëjnë këtë zgjedhje.

Crawford: Po ata vijnë, por janë ftuar të vijnë dhe normalisht në një komb për mua nuk do ishte çudi që të kishte grindje në Parlament. Ne kemi pasur grindje në Parlament në Amerikë, por të presim ambasadorin nga Japonia të vijë e të na thotë çfarë duhet të bëjmë ne në Washington. Për mua kjo është pak e çuditëshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/crawford-tregon-dy-sektoret-e-monopolizuara-ne-ekonomine-shqiptare
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended