Ora News - FMN rrit parashikimin për ekonominë shqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas Bankës Botërore, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar përmirësoi parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Në raportin e fundit, FMN vlerëson se prodhimi kombëtar i vendit do të rritet me 4 përqind në fund të këtij viti, nga 3.7 përqind që ishte vlerësimi i mëparshëm.

Rishikimi me rritje vjen pas ecurisë së mirë ekonomike në gjysmën e parë të vitit, e cila u udhëhoq nga performanca e lartë e sektorit energjetik. E ndërsa parashikimi për këtë vit është optimist, vitin që vjen FMN pret një ngadalësim të rritjes ekonomike.

Fondi parashikon se në 2019-ën rritja e ekonomisë shqiptare pritet të ngadalësohet në 3.7 përqind e kushtëzuar kryesisht nga përfundimi i dy investimeve të mëdha, Gazsjellësi Transadriatik dhe kaskada e Devollit.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet të jetë ndër vendet që do të kenë zgjerim më të përshpejtuar ekonomik, më mirë se Bosnja (3.2%), Bullgaria (3.6%), Kroacia (2.8), Serbia (3.5), Mali i Zi (3.7%) dhe njësoj me Kosovën dhe Serbinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fmn-rrit-parashikimin-ekonomine-shqiptare

Recommended