Ju flet Moska - Kastriot Myftaraj: Ju prezantoj Oligarkun piramidal të rrugëve
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sikundër kishte paralajmëruar në emisionin e një nate më parë, Kastriot Myftaraj në emisionin e mbrëmjes së të premtes ?Ju flet Moska? foli për të famshmin oligark piramidal të rrugë, sipërmarrësin që ka fituar më shumë se çdo kush tendera të punëve publike si në qeverinë e kryeministrit Berisha ashtu edhe atë të zotit Rama.
Myftaraj: Sot do tu flas për një oligark të cilin e kam quajtur oligark piramidal dhe do t?ua shpjegoj përse.Në Shqipëri ka oligarkë piramidalë, është një zhvilim ky i oligarkëve që lindën në Rusi në kohën e Helsinit dhe që Putini një pjesë të madhe i eleminoi ekonomikisht. Është fjala për zotin Pëllumb Salillari, pronari i vetëm i firmës ? Salillari?.
Nuk mund tu japim një fotografi të tij sepse as në faqen online të kompanisë Salillari dhe akund tjetër në internet nuk mund të gjendet një fotografi e tij.
Është e çuditshme sepse ky njeri merr një numër të jashtëzakonshëm tenderash me para publike, tendera që bëhen me paratë tona, taksat tona por edhe me ndihmat e huaja financiare për Shqipërinë. Në nivel qeveritar i merr këto tendera, i merr dhe në nivel të pushtetit vendor të bashkive. Tendera për ndërtimin e rrugëve, urave, rikonstruksioninn e ndërtesave publike, një numër të jashtëzakonshëm tenderash. Ka krijuar mitin e rremë të një kompanie e cila bën punë cilësore. Por do ta tregojmë sesa punë cilësore bën.Ky është vetëm kapitulli i parë i historisë së këtij oligarku.
Po të hapim faqen online të kompanisë ?Salillari shpk? nis me një mesazh të Presidentit që thotë: Ne ndërtojmë rrugët e së ardhmes. Njeriu i cili pretendon ti ndërtojë Shqipërisë rrugët e së ardhmes mund të vërë një foto në internet, në portalin e kompanisë së tij. Dy lloj njerëzish nuk vënë foto, njerëzit e shërbimeve të fshehta dhe mafiozët, nuk duan të vënë foto. Salillari nuk është njeri i shërbimeve të fshehta. Salillari ka lindur në Berat me 29 shtator ?58, vitin tjetër feston 60 vjetorin. Nga këto, 30 vjet i ka kaluar duke marrë paratë publike të shqiptarëve. Është numri 10 në listën e më të pasurve të Shqipërisë që doli pak kohë më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kastriot-myftaraj-ju-prezantoj-oligarkun-piramidal-te-rrugeve/
Recommended