Xing me Ermalin/ A ushtron Eni dhune ndaj teje? Prelvukaj: S’guxoj te pergjigjem...

  • 5 years ago
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ishin sot të ftuarit e radhës në ?Xing me Ermalin? në Tv Klan. Kjo ishte intervista e parë e këngëtarëve si çift dhe gjatë emisionit zbuluan më shumë rreth marrëdhënies së tyre.
Ishte drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi ai që iu drejtua Prelvukajt me pyetjen nëse e dhunon Eni, por përgjigja e tij i bëri të gjithë të qeshin teksa tha se s?guxonte të përgjigjej. Ai sqaroi se ata kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe se mes tyre nuk ka ?sherr?.
Ermal Mamaqi: Ju ziheni shpesh? A ushtron Eni dhunë ndaj teje Genci?
Eni Koçi: Përgjigju Genci se për ty ishte pyetja?
Genc Prelvukaj: S?guxoj të përgjigjem?
Eni Koçi: Të lutem shumë sqaroje për publikun këtë deklaratë se do thonë pastaj Eni është e dhunshme.
Genc Prelvukaj: Jo Ermal, por Enin shumë shpesh kur takohemi e shoh të pikëlluar dhe kur e pyes çfarë ka, më thotë jam duke menduar për një sherr se nuk bëhet më kështu?
Eni Koçi: Kjo është për të bërë marshalla, por nuk zihemi. Ne jemi tipa të kundërt, unë edhe gërmoj për ndonjë sherr./tvklan.al

Recommended