Xing me Ermalin/ Genc Prelvukaj tregon si u njoh me Eni Koçin

  • 5 years ago
Këngëtarët Genc Prevukaj dhe Eni Koçi janë çifti më i ri i showbizit shqiptar. Ata janë përfolur shumë në media për lidhjen e tyre, por pavarësisht komenteve çifti ka preferuar të mos flasë shumë rreth saj. Sot Genc Prevukaj ishte i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku rrëfeu se si është njohur me Enin.
Këngëtari tha se njihej në distancë me Enin për shkak se i përkasin së njëjtës fushë, ndërkohë që shtoi se takimi i parë mes tyre ka qenë në një koncert në Amerikë.
Ermal Mamaqi: Si na i morën vajzat më të mira këta të Kosovës ne? Na vjen të qajmë. Si u njohe me Enin se na rri në zemër si pyetje?
Genc Prevukaj: Jemi njohur si artistë në distancë dhe më pas jemi takuar në një koncert në Amerikë. Kemi patur disa koncerte të suksesshme atje. Pastaj ka vazhduar komunikimi. Ky ka qenë fillimi i njohjes./tvklan.al

Recommended