Ora News – Nga Kavaja tek Kosova, përplasja në kuvend mes Ballës- Lleshajt dhe Berishës

  • 5 years ago
#oranews #parlament #perleshje

Me tone më të qeta se herët e kaluara, në mungesë të kryeminsitrit, duke u nisur nga rasti i Kavajës nga ku drejtoi gishtin e përgjegjësisë tek ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve dhe socialistëve në veçanti që më 16 shkurt ta largojnë qeverinë të cilën e quajti bandë kriminale.

Në replikë me liderin e opozitës, ministri i Brendshëm i kujtoi viktimat e 21 janarit, duke i thënë se mes të dyve nuk ka krahasim

Sandër Leshaj: "Zoti Basha, së pari ju falënderoj që më dhatë mundësinë përmes gishtit tuaj tregues që të flas tani, t?ju përgjigjem. E kam parë që gishtin tregues e drejtoni shpesh si njëlloj pistoletë butaforike, por duhet t?ju them që mundohuni mos ta drejtoni kurrë kundër meje.

Sigurisht, ironia e historisë ka bërë që ju të jeni në atë post që jam unë sot; dhe ironia e historisë bën që ju sot të përdorni një fond pafund me bojë të zezë kundër Shqipërisë. Megjithatë dua t?ju them që përpjekja është e dështuar, është krejtësisht butaforike, nuk mund ta nxini as Shqipërinë, as Ministrinë e Brendshme, sado të përpiqeni me këtë fond të zezë boje. Kurrë nuk do të arrini që të më shihni mua në pozicionin që keni qenë ju në vitin 2011.

Kurrë nuk do të arrini që prej Ministrisë së Brendshme, të cilën unë drejtoj, të prodhohen viktima në Bulevardin kryesor të Tiranës. Kurrë nuk do të arrini që Shqipëria të marrë atë njollë të zezë që e keni lënë ju, personalisht, në postin e ministrit të Brendshëm. Prandaj sa herë ta drejtoni gishtin butaforik ndaj meje, duhet të mendoni historinë që keni pasur.

Historia fatkeqësisht na ka vënë në këto pozicione që ne mund t?i tregojmë me shifra kush jemi. Keni 4 të vrarë në CV-në tuaj, keni rreth 100 të plagosur dhe keni rreth 4 mijë të tjerë të mbetur në tentativë për t?u vrarë. 4 mijë plumba të hedhur nga struktura që ju keni drejtuar, ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët vetëm fal mëshirës se Zotit nuk kanë rënë në koka shqiptarësh. Prandaj kur ta drejtoni gishtin mendohuni mirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sander-llesaj-replikon-me-bashen-mendohu-mire-kur-te-drejtosh-gishtin-ndaj-meje?fbclid=IwAR1XwuVQnZxlKIbGqIZcu8WDFxcduZMhIK53KXqAxwwI4a7Lxs6x_aRa914

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended