‘Pengmarrja’ në Elbasan, Hoxha: I vendosi pistoletën në kokë biznesmenit, por u akuzua për vjedhje

  • 5 years ago
Gjykata e Elbasanit la në burg një javë më parë Bexhet Musmuçën dhe të dashurën e tij Fjola Cani, të cilët u ndaluan menjëherë sapo në televizionin ?Report Tv?, u transmetua lajmi për tentativën e pengmarjes së Aurel Gunit (Lexo këtu). Por ndryshe nga sa deklaroi në polici Aurel Guni, se Musmuça kishte tentuar ta merrte peng për llogari të Çapjave, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk kanë ngritur një akuzë për ?Heqje të paligjshme të lirisë? ndaj Musmuçës. Ky i fundit njihet në Elbasan si përdorues droge dhe ka dalë ditën e enjte para gjykatës së Elbasanit duke u përballur vetëm me akuzën e ?Vjedhjes me dhunë? të makinës së Aurel Gunit dhe ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike?.

Mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha që denoncoi këtë ngjarje në fund të vitit të kaluar u shpreh se ?Ishte marrë peng që të organizohej një vrasje në Elbasan. U bë publike, por kur shkoi në prokurori u tha se ishte grabitje makine, po si ishte grabitje, ku ai e mori peng, i vendosi pistoletën në kokë. Në qershor në dhe korrik ka pasur 4 raste rrëmbimi personi dhe rrahje në Elbasan. Ka pasur djegie dhe vendosje tritoli. Në një vendosje zjarri u dogjën 13 makina, dihet kush e ka dhe kush e vendosi. Po nuk ke vullnet dhe mbështetje nga lart nuk bën dot gjë? tha Hoxha.

Recommended