Tentativa e rrëmbimit në Elbasan/ Hoxha: Nëse hetohet, do zbardhen një zinxhir ngjarjesh kriminale

  • 5 years ago
Rrëmbimi i Aurel Gunit nga Bexhet Mosmuca, me porosi nga një grup kriminal i njohur në Elbasan është tema e diskutimit në studion e lajmeve në Report Tv. I ftuar në studio është gazetari Artan Hoxha, i cili denoncoi këtë ngjarje në një shkrim të publikuar sot. Gazetari Artan Hoxha tha se kjo ngjarje është tipike mafioze. Gazetari tha se Guni shpëtoi falë dy policëve të cilët ishin pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Hoxha foli edhe për rolin e Policisë së Shtetit, dhe tregoi se Policia e Shtetit, hezitoi kur mori vesh se kush fshihej pas këtij rrëmbimi. Gazetari Artan Hoxha tha se nëse Policia dhe Prokuroria do të arrijnë të zbardhin këtë rrëmbim atëherë do ti jepet zgjidhje një sërë ngjarjeve të tjera kriminale që kanë ndodhur në Elbasan. Për këtë ngjarje reagoi edhe Policia e Shtetit,  e cila në një njoftim zyrtar bëri me dije se për këtë ngjarje është ndaluar edhe një femër, ndërkohë që vazhdojnë hetimet.

Recommended