Drejtori i Muzeut Historik Dorian Koçi: Prioriteti ynë për 2019-ën, figura e Ismail Qemalit

  • 5 years ago
Gjatë vitit që lamë pas u fol shumë për rikonceptimin e linjës muzeale, në Muzeun Historik Kombëtar. Por, ende nuk ka asgjë konkrete.

Shkarkimi nga detyra e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro edhe zëvendësimi i saj nga Elvi Margariti e bën edhe më të paqartë, atë që do të ndodhë me këtë institucion të kulturës, që pritej t?i nënshtrohej rikonstruksionit. Megjithatë, drejtori Dorian Koçi gjatë një bisede për ?Report TV? flet për prioritete gjatë këtij viti.

?Restaurimi i MHK apo plani për rikonceptim, do të mbarojë plani i rikonceptimit edhe prej andej do të dilet me planin se si do të rikonceptohet. Objektet restaurohen nëpërmjet bashkëpunimit tonë me Muzeun Historik Kombëtar, ccdo lloj problemi që kemi i drejtohemi MHK. MHK si çdo muze ka nevojë për një laborator edhe besoj se me restaurimin e përgjithshëm do të jetë pjesë e tij,?- tha Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar.

Nëse gjatë vitit që lamë pas nr. i revistës muzeologjike iu dedikua Skënderbeut, gjatë këtij viti vëmendja do të jetë tek 100-vetori i ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit.

Recommended