Votimi për ndryshimin e emrit, reagon politika: Një vendim historik për Maqedoninë Europiane

  • 6 years ago
Një vendim historik që i hap rrugën anëtarësimit të vendit fqinj në Bashkimin e Europian e konsideroi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi votimin e një ditë më parë në Parlamentin maqedonas, për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Përmes një letre dërguar Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi Kreu i Kuvendit shqiptar Gramoz Ruçi uron homologun e tij,duke thënë se Maqedonia e Veriut është Maqedonia europiane, e mirëpritur dhe e duartrokitur nga partnerët ndërkombëtarë.

?Më gëzim të madh morëm lajmin e shumëpritur se Parlamenti votoi ndryshimin e emrit të Maqedonisë, ashtu siç rekomandoi shumica e votuesve në referendumin e 30 shtatorit"- thuhet në letrën e kryetarit të Kuvendit shqiptar .

"Në këtë fitore, nënvizon Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është edhe kontributi i lidershipit Tuaj dhe i deputetëve shqiptarë, të cilët votuan të gjithe pro për këtë vendim vizionar?. ? thuhet më tej në letrën e kryeparlamentarit Ruçi.

Recommended