Ora News - Voda: Sistemi i ri i drejtësisë do të sjellë ndëshkime të vërteta të trafikantëve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në konferencën kombëtarë kundër trafikimit të personave zëvendës Ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se ngritja e isnitucioneve të reja, do të rijetësojë sistemin e drejtësisë. Sipas saj, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale, do të sjellin një histori të re në luften kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Voda: Edhe organet e drejtësisë i inkurajoj të rrisin dënimet e tyre për trafikantët. Lajmi i mirë është ngritja e 2 organeve kryesore të sistemit të drejtësisë, sikurse KLP dhe KLGJ, të cilat do t?i hapin rrugë ngritjes së strukturave të tjera si SPAK dhe BKH, dhe që jam e bindur se do të rijetësojnë gjithë sistemin dhe do të japin drejtësinë e munguar edhe për dënimet e krimeve në përgjithësi dhe të trafikantëve në veçanti.

Ndërsa e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Leyla Moses-Ones, e vuri theksin tek identifikimi i viktamve të trafikimit dhe rritjes së kapaciteteve për rehabilitimin tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/voda-sistemi-i-ri-i-drejtesise-do-te-sjelle-ndeshkime-te-verteta-te-trafikanteve

Recommended