Ylli Rakipi Rama të vijë në gjyq të përballet, mos sjellë vetëm avokatët!

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gazetari Ylli Rakipi ka dalë në një prononcim për mediat, jashtë ambienteve të gjykatës ku po zhvillohet gjyqi i tij me kryeminstrin Edi Rama, i cili e ka paditur për cënim të imazhit. Nga ana tjetër, Rakipi ka dorëzuar një kundërpadi ndaj kryeministrit.

Gazetari u shpreh se kryeministri Rama ka intimiduar trupin gjykues, duke u shprehur nga foltorja e Kuvendit, se do t?i fitojë të gjithë gjyqet, një deklaratë kjo e paprecedent.

?Bashkë me avokatin jam në një nga seancat e rradhës me kryeministrin Edi Rama. Ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqësore të Ramës. Ai ka thënë nga foltorja e Kuvendit, se do t?i fitojë të gjitha gjyqet, sikur të jetë ai vetë gjyqtari. Ai ka në dorë gjyaktat dhe vettingun, por gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet që gjykojnë, ne do të shkojmënë deri në Strazburg.
I them kryeministrit, të vijë në seancë gjyqësore dhe të dalë përballë nesh, jo të dërgojë vetëm avokatët.
Unë kam dy procese me kryeministrin, më akuzon se e kam fyer, pasi u thotë të gjithë gazetarëve kadri, kazan, etj?, u shpreh Rakipi.

Nga ana tjetër, avokati i Rakipit, Dorian Matlija, tha se deklaratat e kryeministrit e vendosin gjykatën nën presion dhe se çështja do të shkojë deri në Gjykatën e Strazburgut, nëse do të jetë e nevojshme.

?Procesi gjyqësor është në fazën përgatitore. Janë dy padi, të cilat janë bërë nga kryeministri, dy prej shumë padive që ka hapur kryeministri për shumë personalitete. Deklarata që ka bërë kryeministri nga Kuvendi, është e pavend, e ka theksuar edhe Gjykata Eruopiane e të Drejtave të Njeriut në çështje të mëparshme. Këto deklarata e vendosin gjykatën nën presion. Kjo mazhorancë e ka bërë vazhdimisht, presion ndaj gjyqësorit. Këtë rradhë kemi të bëjmë me nje axhendë personale të kryeministrit Edi Rama. Jemi në kushtet e një presion, nuk kemi të bëjmë me situatë normale, gjyqtarët janë nën presionin e vettingut. Synimi ynë është ta zgjidhim cështjen deri në Gjykatën e Strasburgut. Sido të sillet kryeministri, ne do të bëjmë veprimet e duhura. Ky njeri ka dalë hapur të sfidojë gjyqësorin?, u shpreh Matlija.

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar rreth 60 padi në gjykata, për gazetarë, politikanë dhe së fundmi edhe për kryeminstrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se do t?i fitojë të gjtha këto gjyqe, duke dërguar sinjale drejt gjykatave dhe duke intimiduar kështu trupin gjykues.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ylli-rakipi-rama-te-vije-ne-gjyq-te-perballet-mos-sjelle-vetem-avokatet


Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended