Ora News - Basha ultimatum Ramës: Prano vettingun, ose rrëzojmë parlamentin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tetë dhjetorin ditën kombëtare të rinisë, Partia Demokratike e përkujtoi në Qytetin Studenti, aty ku 28 vite më parë filloi edhe lëvizja studentore që solli edhe rrëzimin e diktaturës komuniste, e pluralizmin në Shqipëri.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, tha se kjo është dita ku ne nderojmë studentët e dhjetorit, për kurajën për të sjellë lirin politike për shqiptare, ndërsa vlerësoi lart figurën e Azem Hajdarit, që siç thotë Basha u bë shpirti i protestës.

Lulzim Basha kishte një ultimatum për qeverinë e Ramës.

Mësimi i bashkimit të tyre është i qartë: E keqja sprapset, e keqja mposhtet sa herë që shqiptarët e ndershëm janë bashkë. Këtë bënë qytetarët tek Unaza e Re, këtë bënë studentë sot. Le të bashkohemi të gjithë për të pastruar vatrën e të keqes, për t?i dhënë fund politikës të lidhur me krimin, për t?i dhënë fund ekonomisë së kapur nga një grusht politikanësh të korruptuart dhe një grusht oligarkësh të bërë palë me ta.

Le ta japim sot nga ky shesh ultimatumin politik si testament të Azem Hajdarit dhe të studentëve të Dhjetorit 1990, si dëshirë dhe aspiratë të çdo shqiptari pavarësisht bindjeve politike.

Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi e t?i kthehet qytetarëve, ose do të rrëzohet!

Do të rrëzohet! Do të rrëzohet!

I takon qytetarëve shqiptarë ta çlirojnë dhe përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përmes votës së qytetarëve shqiptarë ta kthejmë atë në një shërbëtore dhe jo uzurpatore të pushtetit, në një shërbëtore të qytetarëve dhe jo sunduese dhe gjakpirëse e qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa një nga figurat kryesore të dala në atë kohë, Ish-kryeministrin Sali Berisha, risolli në kujtesë emocionet e atyre ditëve, ndërsa i quajti studentët e 90-ës heronj të pamposhtur. Me të njëtat nota, vlerësoi dhe protestat aktuale të studentave.

Aktiviteti i demokratëve vijoi me homazhe dhe nderime pranë bustit të liderit të demokracisë Azem Hajdari.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, 8 dhjetori përkujtohet si festë kombëtare në nder të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-ultimatum-rames-prano-vettingun-ose-rrezojme-parlamentin

Recommended