Basha-Rames: Mos e shty vendin ne konflikt civil

  • 5 years ago
Jo vetëm kryeministri Edi Rama, por edhe Prokuroria ishin në shënjestër të akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili përpara mediave reagoi ashpër duke bërë përgjegjës shtetin dhe institucionet për braktisjen e qytetarëve, të cilët prej ditësh, tha se qëndrojnë të izoluar për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.

Kreun e qeverisë e akuzoi se qëndron pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj studenëteveqë vijojnë protestën e tyre të ngujuar në godinat e fakulteteve.

Edhe këtu një thirrje e pati për prokurorinë.

Kryeministrit i bëri një paralajmërim të fortë nëse nuk ndal skenarin me të cilin tha se po vepron në kurriz të shqiptarëve.

Teksa numëroi skandalet e qeverisë, Basha u ndal edhe tek projekti i Unazës së Madhe, për të cilën tha se kjo megaaferë po ritenderohet sërish.

Kreu i opozitës denoncoi edhe një tjetër skandal që sipas tij po tentohet të mbyllet nga organi i akuzës; ai për çështjen Bajraj, ku Basha tha se janë konstatuar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe socialistë të përfshirë në blerjen e votave.

Recommended