Shqiptaret e Maqedonise kremtojne Festen e Flamurit

  • 5 years ago
Me paradën e Bandës Frymore nga Filarmonia e Kosovës, filloi maratona e festimeve në qytetin e Tetovës për nder të 28 Nëntorit, për të vazhduar më tej me marshin e lirisë me rastin e vitit të Skënderbeut.

Shoqata ?Adrion? sëbashku me korin e grave ?Teuta? dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Tetovës sollën një manifestim të larmishëm për qytetarët.

Në këtë manifestim e pranishme ishte edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila u uroi festën e pavarësisë shqiptarëve.

Organizatorja e manifestimit, Lindita Emërllahu theksoi se sëbashku me nxënësit e shkollave kishin për qëllim të sillnin shqiptarët dhe gjendjen e tyre të Shekullit XV.

Ndërkaq, edhe të pranishmit në manifestim uruan të gjithë shqiptarët për këtë 28 Nëntor. Përndryshe, këtë vit shqiptarët festojnë 106-vjetorin e Shqipërisë së pavarur. /Klan Maqedoni/

Recommended