Ora News - Politika uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar edhe nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga ku përcolli urimet për festën e Kurban Bajramit.

Kryemadhi: Për gjithë besimtarët myslimanë dhe për gjithë shqiptarët në fakt në këtë ditë të sakrificës dhe të flijimit të ditës së Kurban Bajramit dua tu uroj paqe, begati, mirësi dhe të ndajmë mirësinë me njëri-tjetrin, të ndajmë begatinë me njëri-tjetrin dhe të largojmë urrejtjen dhe dëshpërimin nga njëri-tjetri.

Sot në këtë ditë të shënuar, tha Kryemadhi, na kujton të gjithëve të reflektojmë, që jemi të barabartë përpara Zotit, le të jemi përsëri vëllezër me njëri-tjetrin, të jemi përsëri të angazhuar me njëri-tjetrin për të bërë mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-perpara-zotit-te-barabarte-le-te-jemi-perseri-vellezer-me-njeri-tjetrin

Recommended