Ora News – Politika uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Urimeve për festën e Kurban Bajramit, ashtu si cdo vit, iu janë bashkuar edhe politikanët. Pas vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ishte i pari që përcolli urimin për besimtarët myslimanë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu falenderimin e tij për të gjithë besimtarët dhe kontributin e tyre për komunitetin.
Ndersa ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, bashkë më urimin për një festë të gëzuar, kërkoi më shumë angazhim për të ndihmuar njerëzit në nevojë!
Vizita urimi në komunitet zhvilluan përgjatë gjithë ditës edhe personaliete të tjera të vendit, si edhe përfaqësues të medias dhe artit.
Ilir Meta-Me rastin e festës së Kurban Bajramit dua të shpreh urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri tjetrin dhe sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për te. Më lejoni të shpreh krenarinë për këtë bashkëjetesë dhe për këtë harmoni të mrekullueshme që ne kemi falë këtyre marrëdhënieve mjaft tolerante, bashkëpunuese midis komuniteteve tona, por edhe besimeve të ndryshme.
Lulzim Basha-Të dashur miq, vellëzer dhe motra, besimtarë myslimanë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot besimtaret kremtojne dashurine e Zotit ndaj cdokujt qe sprovohet permes sakrifices. Zoti i ndihmofte shqiptarët kudo ku ndodhen!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/presidenti-nishani-uron-besimtaret-per-kurban-bajram/

Recommended