Ritvan Zykaj perballet me akuzat: “U hakmorra, me akuzonin si grabites pulash”

  • 6 years ago
Përpara se të futej në sallën e gjyqit autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj u përball me irritimin e familjarëve të 8 viktimave të masakruara prej tij pasditen e së premtes në fshatin Resulaj.

Me t?u ulur në bankën e të akuzuarit, ?gjyqin? fillimisht ia bënë gazetarët.

?Fol pse e bëre? Je penduar??

Pavarësisht zemëratës së tyre, Zykaj u shfaq i ftohtë duke i parë në sy të gjithë të pranishmit në sallën e gjyqit, duke mos i kthyer përgjigje.

?Se atje bëje trimin, pse i vrave??

Vendimi i dhënë nga togat e zeza për autorin e vrasjes së tetë personave në fshatin Resulaj ishte ?arrest me burg?. Ndaj tij rëndojnë tre vepra penale; ? Vrasje me paramendim, me dashje?, ?Armëmbajtje pa leje? dhe ?Prodhim dhe shitje të armëve luftarake dhe municionit?.

Nisur nga sensibiliteti që krijoi masakra e 10 Gushtit në fshatin Resulaj të Vlorës, më shumë se 15 avokatë refuzuan ta merrnin në mbrojtje 24-vjeçarin, mes të cilëve edhe ata të caktuar kryesisht nga shteti.

U deshën 15 minuta nga nisja e seancës gjyqësore që në sallë të shfaqej një avokat i caktuar kryesisht nga shteti. Sakaq në sallën e gjyqit nuk u lejua të hyjë asnjë prej familjarëve të viktimave.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, mësohet se Ridvan Zykaj ka pranuar krimin e 8-fishtë duke thënë të vetmen fjali: ?I vrava se më akuzonin mua për grabitjet e pulave?.

Por teksa 24-vjeçari u dërgua në ambientet e paraburgimit jashtë ambienteve të Gjykatës së Vlorës familjarë të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit që mbetën të vrarë në ngjarjen e 21 Janarit, mbanin në duar krahah fotos së autorëve që vranë nënën dhe djalin, me pankarta në duar kërkonin dënim maksimal për autorët.

Fshati Resulaj i Vlorës u trondit të pasditen e së premtes nga një ngjarje e rëndë ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi me gjakfothtësi tetë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Tv Klan

Recommended