Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Report TV - Masakra në Resulaj krim i paralajmëruar, banorët: Ritvan Zykaj gjuante me armë në fshat

2 days ago0 views

TXG8MkagApxY704

Report TV

Vrasja makabre e 8 personave në fshatin Resulaj të Selenicës ishte një krim i paralajmëruar. Banorët e zonës tregojnë se Ritvan Zykaj në të shkuarën gjuante me armë në fshat por policia pas ndalimit e ka lënë të lirë.

Pas krimit makabër me 8 viktima të gjithë kanë një pyetje: A mund të parandalohej vrasja gjakatare që mban autorësinë se 24 Ritvan Zykës? Policia lokale kishte dijeni se ai ishte problematik, pasi ai prej kohësh kishte shfaqur shenja të paqëndrueshme. Madje banorët e fshatit tregojnë se nuk kanë qenë të pakta rastet kur ata kanë raportuar se ai qëllonte me armë në fshat.

Kishte dalë edhe herë tjetër me armë. Kalamaj qenë atëherë ashtu u tha mendja, hajde dalim me armë dhe dolëm. I dëgjoi policia dhe erdhën e i futën brenda. Mbas asaj here nuk e kam parë më me armë. Ata janë zënë se i ka marrë ndonjë zog ai. Turp të thuash por unë mendoj që fajtor është babai.

Banor i Resulajt
Siç edhe ky i moshuar tregoi se nuk e kishte parë më me armë , pas këshillimit në polici kjo nuk ka mundur ta ndërpresë marrëdhënien e Ritvan Zykës me armët. Mos marrja e asnjë mase ndaj agresivitetit të tij solli edhe tragjedinë. Për të shkuarën problematike të Ritvan Zykës dhe përdorimin e armëve flet edhe ky banor tjetër i fshatit Resulaj.

Dëgjuam të shtëna, por ai qëllonte edhe ndonjëherë tjetër kështu kuturu këtej vërdallë.

Banor i fshatit Resulaj

Report this video

Select an issue

Embed the video

Report TV - Masakra në Resulaj krim i paralajmëruar, banorët: Ritvan Zykaj gjuante me armë në fshat
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x6rvqvf" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above