Skemë mbështetëse për bujqësinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Investimi në sera do të jetë një sektor, i cili do të mbështet financiarisht nga Ministria e Bujqësisë nëpërmjet subvencioneve. Behët fjale për mbështetje deri në 15 milion leke për një hektar. Ministri i bujqësisë Niko Peleshi teksa vizitoi një fermë në Durrës apeloi që fermerët ti orientojnë investimet drejt këtyre sektorëve që e sjellin bujqësinë në një nivel bashkëkohor.



?Ktheni sytë nga bujqësia! Financimet nga IPARD-i dhe nga skema kombëtare shkojnë deri në 50 % grant, fondi i garancisë i qeverisë shqiptare dhe BERZH-it, pjesën tjetër ta siguron me kredi të buta, pra rikthyeshmëria është më e ulët. Ne kemi garantuar riskun në një pjesë të mirë të investimit, ndaj dhe kreditë dhe tregu bankar do të bëhen gjithmonë e më interesante për investitorin.?



Nga skema prej 20 milion euro që do të shpërndahet nga buxheti për vitin 2018, 1 e treta do të jetë për investimet në sera. Faza e aplikimit për të përfituar hapet në mars të këtij viti.

Recommended