Flota e ekskavatorëve për bujqësinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e martë, të gjitha bashkitë në vend, do të kenë nga një ekskavator në shërbim të bujqësisë. Flota e re me 61 mjete, ka mbërritur në portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama, tha se ky investim, do të ndihmojë në shmangien e përmbytjeve dhe garantimin e ujitjes e kullimit të tokave bujqësore. Sipas Ramës, vetëm në dy vjet, reforma territoriale ka dhënë rezultatet e saj. Shefi i qeverise u shpreh se prioritet i bashkive, duhet të jetë komuniteti i fermerëve. Kryetari i bashkisë se Durrësit, Vangjush Dako, në prani të Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, ka preferuar te provoje vete cilësinë e ekskavatorëve.

Recommended