Report TV - Luçiano Boçi në Report Tv: Mesazhi i protestës ishte unikal

  • 6 years ago
Gjatë një interviste për Report Tv, deputeti Luçiano Boçi u shpreh se protesta e 27 janarit ishte një nga protestat më të mëdha të opozitës në Shqipëri për nga masiviteti. Ai nënvizoi se debati për numrin e pjesëmarrësve është për të minimizuar mesazhet politike. Sipas tij protesta duhet parë pikërisht për dhënien e mesazheve dhe menaxhimin të zemërimit të qytetarëve të cilët janë të zhgënjyer nga kjo politike.






Ka nevojë për konfigurim të ri politik- tha Boçi- sepse parlamenti dhe qeveria janë ilegjitime, ato kërkojnë të realizojnë politika për një grup të caktuar njerëzish.
I pyetur për marrdhënien e Partisë Demokratike me aleatët ai u përgjigj se z. Basha nuk largoi askënd dhe karriera nuk i ndërpritet askujt sepse ka forma dhe nivele të ndryshme të angazhimit në politikë. Ai tha se politika nuk fillon dhe mbaron me emra por me ide .

Recommended