Report TV - Punonjësit e bashkisë në aksion për pastrimin e sheshit të protestës para kryeministrisë

  • 5 years ago
Menjëhërë pas mbylljes së protestës nga ana e opozitës, në terren kanë zbritur punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë normalizuar situatën duke rikthyer rregullin dhe pastërtinë.

Sikurse është bërë e zakonshme, pas çdo proteste mbeten shenjat e një kaosi si shishet e ujit, një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara si dhe shashka që hidhen.

Por siç shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, në funksion të pastrimit shkuan edhe mjetet e pastrimit si dhe botet me ujë për të bërë larjen e rrugës, duke e rikthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe në shërbim të qytetarëve.

?Faleminderit kolegëve, qyteti xixë sërish. Tirana back to normal?, shkruan Veliaj në twitter.

Recommended