Shoqata 'Çamëria' protestë te Min. Jashtme, Idrizi: Të hiqen efektet e 'ligjit të luftës'
  • 6 years ago
Shoqata ?Çamëria? ka organizuar pasditen e sotme një protestë përpara Ministrisë së Jashtme. I paranishëm ka qenë në këtë protestë edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili ëhstë shprehur se njerëzit nuk dinë asgjë për sa i përket bisedimeve mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë.
?Na u tha që kaluam mirë po ecim përpara dhe do flasim prap. Pro erdhe këtë herë po informohemi nga homologu i tij, Kotzias. Mësuam deri më sot se ka avancuar vetëm axhenda greke. Është për të ardhur keq?, u shpreh Idrizi.

Idrizi gjithashtu ka folur edhe për sa i përket varrezave të ushtarëve grek.

?Në asnjë vend ushtarët e rënë në një vend tjetër nuk rrinë në atë vend. Referohuni rastit të ushtarëve gjerman në Greqi. Aq më tepër që ushtarët grek erdhën si pushtues në Shqipëri. Jemi këtu për t?i kujtuar çdo kujt që shqiptarët e Çamërisë janë gjallë dhe jetojnë. Mirë për zotin Kotzias nuk ekzistojnë të çamët e vrarë në Çamëri, por nuk mund ta pranojmë që të mos ekzistojmë edhe për ministrin tonë të Jashtëm?, tha Idrizi duke shtuar se edhe të vdekurit nuk janë duke u trajtuar njësoj.
Recommended