Wake Up/ S'ka më puthje në kinema. Do të hiqen nga skenari ose do të realizohen në kompjuter

  • 4 years ago
Pandemia e koronavirusit ka pasur ndikim në të gjitha fushat, kështu që vështirë se do të bënte përjashtim edhe kinematografia. Një nga pyetjet që na vjen ndër mend të gjithëve është fakti nëse do të shikojmë më skena intime në filmat e rinj që do të prodhohen? Të paktën për një kohë të caktuar a do të duhet të respektohet distanca aq shumë e përfolur? Jo pak aktorë të famshëm mbahen mend për skena të ndryshme erotike që kanë luajtur e që nuk harrohen as me kalimin e viteve. Por, mesa duket skena të tilla reale do të shmangen pasi konsiderohet e rrezikshme që aktorët të kenë kontakt aq të afërt me njeri-tjetrin. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për skenat erotike por edhe për filmat që kanë grindje apo përleshje fizike mes aktorëve. Sipas asaj që shkruan "The Sun" duke iu referuar Shoqatës Federale Gjermane e Aktrimit, në 12 qershor do të lexohen xhirimet e filmave apo serialeve dhe stafet përkatëse do të testohen ?do ditë për koronavirus. Skenat intime nuk do të lejohen që të xhirohen, do të hiqen nga skenari ose do të realizohen virtualisht në kompjuter. Të gjitha këto ndryshime me siguri do të reflektohen edhe në të ardhura, në tematikat që do të përfshijnë filmat, në përzgjedhjen e aktorëve e në shumë drejtime të tjera. Genc Përmeti, i cili e njeh më së miri këtë industri e gjithë kjo lëvizje në fakt prek filmat Evropiane. "Kjo është një lojë e kompanive Evropiane të prodhimit të filmit që e bëjnë këtë që të fitojnë Grante financiare. Pra kanë gjetur këtë formulë për përfitime financiare nga shteti. Por këto vendime nuk prekin kompanitë e mëdha amerikane të prodhimit të filmit". Pra me sa duket kinematografia amerikane do të na konkurrojë edhe me puthjet dhe skenat intime.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended